Situata me gripin sezonal në RMV është stabile, kulmi pritet të jetë në fund të shkurtit

“Gjendja me gripin është stabile, është e pritshme që në këtë periudhë të viti të ketë pacientë me grip sezonal, por nuk ka rritje drastike të të prekurve dhe spitalet nuk janë të mbushura”.

Kështu njoftoi Zllate Mehmedoviq nga Komisioni për Sëmundje Infektive. Ai tha se raste me Covid ka gjithmë e më pak, ndërsa kulmi i llojeve të gripit pritet të jetë në fund të shkurtit dhe në fillim të marsit.

Në lidhje me kollën e keqe që është sëmundje bakteriale, e jo virusale, Mehmedoviq tha se në vend ka vetëm dy raste për dallim nga shtetet e rajonit (Serbi, Mal të Zi dhe Kroaci) ku ka me mijëra raste.

Mehmedoviq tha se gjendja me kollën e keqe në RMV është më e mirë për shkak të vaksinimit më të mirë.