LSDM: Anëtarësimi në BE është vendimtar për qytetarët, VMRO këtë nuk mund ta bëjë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se e ardhmja evropiane është vendimtare për qytetarët dhe shtetin.

Nga kjo parti thonë se anëtarësimi në BE sjell standarde evropiane, një standard më të lartë jetese për qytetarët, më shumë vende pune, paga dhe pensione më të larta, sundim më të mirë të ligjit, sundim edhe më të mirë të demokracisë.

“Rruga që shteti të jetë pjesë e familjes evropiane deri në vitin 2030 është shtruar, por OBRM-PDUKM po bllokon progresin drejt anëtarësimit në BE. Bllokadat e DPMNE-së dëmtojnë drejtpërdrejt shtetin dhe popullin, çojnë në izolim dhe pasiguri, rënie ekonomike, emigrim të të rinjve. VMRO-DPMNE nuk mund të sigurojë të ardhmen evropiane, nuk mund të sjellë të mira për qytetarët”, theksohet në njoftimin e partisë.