Situata e pazakontë në La Liga

Reali i Madridit ka mundësinë të marë kreun e klasifikimit, pas “dhuratës” së ardhur nga barazimi mes Barcelonës dhe Atletico Madrid, me rezultatin 0-0.

Skuadra e drejtuar nga Zidane ndodhet në kuotën e 74 pikëve, me tre pikë më pak se Atletico, por me një fitore ngjitet në vendin e parë, për shkak të rregullit të ndeshjeve direkte.

Madrilenët kanë një ndeshje mjaft delikate, pasi presin në shtëpi Sevillan, e cila futet në garë sërish për titullin.

Pas eleminimit nga Champions League, La Liga mbetet i vetmi front “lufte” për kampionët në fuqi të Spanjës.