Sipërmarrjet private i kanë dhënë gjallëri dhe forcë ekonomisë

Sipas Administratës Shtetërore për Rregullimin e Tregut të Kinës, numri i subjekteve të biznesit privat në Kinë kishte tejkaluar 180.86 milionë deri në fund të shtatorit të vitit 2024, duke përbërë 96.37% të totalit të subjekteve të biznesit të vendit.

Më shumë përpjekje do të bëhen për të promovuar zhvillimin e shëndetshëm dhe me cilësi të lartë të ekonomisë private të vendit – u theksua në një simpozium mbi ndërmarrjet private.

Në simpoziumin u mblodhën themeltarë ose pronarë të ndërmarrjeve më të suksesshme private kineze, që gëzojnë famë botërore si Huawei, Will Semiconductor, Unitree Robotics, Xiaomi etj., të cilët parashtruan mendimet e tyre dhe sollën përvojat për zhvillimin e ekonomisë private të vendit.

Kina do të thellojë më tej hapjen në të gjitha aspektet, duke theksuar mundësitë e jashtëzakonshme të tregut super-gjigant prej 1.4 miliardë banorësh të vendit, i cili do të zgjerojë perspektivat për zhvillimin e ekonomisë private.

Në simpozium iu bë thirrje sipërmarrësve privatë të japin kontribute në promovimin e risive tekniko-shkencore, kultivimin e forcave të reja prodhuese cilësore, ndërtimin e një sistemi industrial modern, nxitjen e gjithanshme të rigjallërimit rural, forcimin e zhvillimit të koordinuar rajonal, si dhe mbajtjen e duhur të përgjegjësive shoqërore.