Sipas tij, me rëndësi është se nuk ka dilemma për ekzistimin, autenticitetin dhe konfirmimin e gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas. “Ajo nuk është çështje e bisedimeve. Flasim për dinamikën në muaj, në gjysmëvjetorë, në vite apo në vazhdimësi në të gjitha hollësitë nga bashkëpunimi sektorial në pjesën e kornizës apo biletës. Flasim për intensitetin e thirrjes dhe shikimin e komisionit historic nga të dyja palët, por gjithsesi flasim edhe për pjesën kreative të kryesimit portugez I cili e dha si propozim në mënyrë që përfundimisht Bullgaria të mund të na japë kalim, përkatësisht përgjigje pozitive në caktimin e konferencës së parë ndërqeveritare përmes miratimit të kornizës negociuese”, theksoi kryeministri. Ai tha se edhe takimi I djeshëm me presidentin Rumen Radev ishte mjaft I rëndësishëm, si vazhdim I takimit që ai e pati me presidentin Stevo Pendarovski. Ajo që është me rëndësi, theksoi ai, është përmes bisedës ta konfirmojmë saktësisht kujdesin për gjërat e rëndësishme edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Bullgarinë përmes propozimit nga kryesimi portugez.

Përfaqësuesja A e Maqedonisë me 17 qershor do ta luajë ndeshjen e dytë në Kampionatin Europian kundër Ukrainës.

Reprezentuesi jonë i vendit tonë, Ezgjan Alioski ka folur për pritshmëritë e kësaj ndeshje.

– Jemi krenar për ndeshjen që zhvilluam ndaj Austrisë. Rezultati nuk ishte në favorin tonë, por duhet të mendojmë pozitivisht. Jemi fokusuar për ndeshjen me Ukrainën, kemi kohë për tu rikuperuar dhe do të jemi gati. Jemi duke analizuar kundërshtarin dhe na duhet ti përmirësojmë gabimet nga ndeshja e parë. Duhet ta luajmë futbollin tonë, të besojmë tek vetja. Kjo ndeshje është si finale për ne, por edhe për Ukrainën”.

“Në aspektin takti duhet të jemi në nivel, por edhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Ukrainë luan mirë dhe futboll ofanziv. Ata shënuan dy gola kundër Holandës, hyjnë si favoritë në këtë ndeshje dhe kjo është mirë për ne. Kemi kualitet, do të dalim pa frikë dhe me besim për rezultat pozitiv. Ne e dijmë saktësisht se çfarë duhet të përmirësojmë dhe e rëndësishme është që të jemi në nivel gjatë 90-të minutave. Kemi kualitet të shënomë dy gola edhe nëse jemi në negativë. E rëndësishme është që të besojmë në vetëvete dhe tek ekipi”.