Sipas kokës edhe fesin!

Shkruan: Medai Shaholli

 

Nga zhvillimet politike në Ballkanin perëndimor gjithmonë e më shumë po bëhet problem çështja e hapjes së negociatave me Brukselin por, po vjen qershori dhe asgjë nuk duket në horizont si lajm i mirë që Brukseli të hap negociatat me Shqipërinë dhe ‘Severnën’ tonë!

Brukseli po pret heqjen e vetos bullgare si pengesë që këto dy vende të kurorëzojnë suksesin e tyre me plotësimin e detyrave për hapjen e negociatave.
Shqipëria tashmë i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë ndërsa Severna jo!

E themi jo sepse Brukselit nuk i bëhet vonë nëse afro gjysma e popullsisë së këtij shteti eksperimental nuk respekton gjuhën e popullit që flet këtë gjuhë siç është shqipja jonë për faktin e thjeshtë se ajo është çështje e rregulluar me ligjin për gjuhët që do të thotë se honxhobonxhot shqiptarë(liderët e partive politike shqiptare) kanë pranuar këtë status denigrues të minoriteteve për hir të leverdive të pushtetit.

Atë kusht që duheshin vënë në honxhobonxhot shqiptarë në ndryshimet kushtetuese para tre viteve, se pa barazinë e gjuhës shqipe nuk ka miratim të kushtetutës, por ata nuk e bënë sepse u joshën nga leverditë financiare që u bëri patoku ‘Zajko’, ku sot atë detyrë kombëtare po e kryejnë bullgarët me kërkesat e tyre, si kusht për heqjen e vetos bllokuese për të hapur negociatat me BE-në.

Nuk është korrekte që Shqipëria të ndëshkohet për shkak të vetos bullgare gjë që ata janë në të drejtën e tyre por se Shqipëria po ndëshkohet për shkak të ‘Severnës’ që e kanë futur ‘në një thes’ me të.

Shqipëri nuk duhet më të paguaj për fajet e Severnës por duhet të eci vetë në rrugëtimin e gjatë përnë Bruksel.
Ndërsa ‘Severna’ jonë, duhet ta paguaj çmimin e lartë të papërgjegjësisë dhe mendjemadhësisë në trajtimin e rregullimit shtetëror duke ruajtur supremacinë e ndarjes së pushtetit dhe të shtetit sipas dëshirës së tyre rezervuar për sllavomaqedonët!

Këtë privilegj të supremacisë sllave ndsj shqiptarëve ua kanë krijuar honxhobonxhot e partive politike me qëndrimet e tyre prej vasali ndaj despotëve të Shkupit të paktën që nga konflikti i 2001, që u nis për liri dhe barazi kombëtare të shqiptarëve dhe përfundoi me nofkën diskriminuese të 20%.

Ndaj, shprehja popullore: ‘Sipas kokës edhe fesin’ është çmimi që duhet të paguaj ‘Severna’ jonë kokëgdhë në rrugën e mundimshme për në Bruksel.