Sindikata e Pavarur e Policisë, kritika për buxhetin e MPB-së

Sindikata e pavarur e policisë shprehet e pakënaqur nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2021. Kryetari i Sindikatës, Goce Dellçev Todev, deklaroi se në buxhetin për vitin e ardhshëm, MPB-ja nuk ka parashikuar barazimi i pagave të nëpunësve shtetëror me nëpunësit e administratë, e as nuk parashikohet shpërblimi i policëve për shkak të punës së shtuar gjatë krizës me Covid19. Sipas Sindikatës së pavarur të policisë po ashtu nuk janë parashikuar mjete as për uniforma të reja të policisë e as për rinovimit e automjeteve të MPB-së.

“Siç po ndodh tek të punësuarit në shëndetësi, identike të jetë edhe tek të punësuarit në polici për shkak se janë të parët që janë kontakt me çfarëdo lloj të infektuar janë të punësuarit në polici. // Pas vitit 2008, polici i punësuar në ministrinë e Punëve të Brendshme nuk ka marrë pajisje përkatëse për punë- deklaroi Goce Dellçev Todev, SPP.

Alsat