Simovski tregon numrin e personave që janë deklaruar si bullgarë gjatë regjistrimit

Drejtori i Entit Shtetërorë për Statistika, Apostoll Simovski tha se në raportin e shtypur do të publikohet numri i saktë i bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Simovski theksoi se janë diku mbi 3500 persona që janë deklaruar si bullgarë në Maqedoninë e Veriut.

“Do të merrni në njoftim më saktë. Konkretisht mendoj se janë diku 3.500…edhe disa persona që janë deklaruar si bullgarë”, tha mes tjerash Simovski.