Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, pas shpalljes së rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se numri i përgjithshëm i shqiptarëve është rritur për katër për katër për qind, shkruan gazeta LAJM.
“Në popullësinë e përgjithshme shqiptarët kanë rritje për më shumë 4%, d.m.th në 29.5 % popullësia e përgjithshme, ndërsa ajo rezidente 24.3%. Këto janë rezultatet reale. Kemi patur ekipe të përfshira në Entin Statistikor që e kanë përcjellur gjithë këtë operacion nga fillimi deri më sot. E mbështesim punën e Entit dhe shpalljen e rezultateve të sotme”, tha Grubi./Gazeta LAJM