Simeone ka nënshkruar një kontratë të re me Atletico Madrid

Dyshimet rreth të ardhmes së Diego Simeones duket se janë shuar.
Sipas raportimeve në Spanjë, trajneri tashmë ka nënshkruan kontratën e re me Atletico Madridin, shkruan lajmi.net.

Marrëveshja e tij aktuale skadon në fund të këtij sezoni, dhe me Arabinë Saudite që ka shfaqur interes gjatë verës, ai mund ta ketë menduar largimin.

Për fat të mirë për Atleticon, ky nuk do të jetë rasti.

Simeone ka rënë dakord për një marrëveshje të re trevjeçare, e cila do ta mbajë atë në klub deri në fund të sezonit 2026-27.

Marca raporton se gjithçka është kompletuar dhe finalizuar, me një njoftim zyrtar që do të vijë, i cili duhet të jetë “në ditët në vijim”.

Ai mbërriti në Atletico Madrid në vitin 2011 dhe skuadra ka arritur suksese mjaft të mëdha në 12 vitet sa Simeone ka qenë në krye – duke përfshirë dy tituj ligë dhe dy Liga të Evropës.