Sot do të flasim për projektin e rrugëve lokale, në të cilin për dy vite, në periudhën nga qershori i vitit 2024 deri në qershor të vitit 2026, janë lidhur kontrata në vlerë prej 25.3 milionë eurosh për rikonstruksionin e rrugëve lokale nëpër komuna. Janë rehabilituar 96 rrugë në 72 komuna, me një gjatësi totale prej 72 kilometrash, ndërsa në fazë rikonstruksioni janë edhe 31 kilometra rrugë të tjera. Kjo do të thotë se rreth 103 kilometra rrugë janë rehabilituar, janë ndërtuar plotësisht nga e para, ose janë në proces ndërtimi në këtë moment me mbështetjen e BNJKLV-së (ZELS) dhe Bankës Botërore, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski.
Nikoloski paralajmëroi mbështetjen më të madhe të realizuar deri më tani për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e gjendjes me higjienën nëpër komuna.
– Po blihen 49 automjete të llojeve të ndryshme, të cilat duhet të ndihmojnë Qytetin e Shkupit dhe komunat e tjera për përmirësimin e gjendjes me higjienën, tha Nikoloski.
Vlera totale e këtyre automjeteve është 4.2 milionë euro.
– Po blihen 17 automjete multifunksionale për mirëmbajtjen e higjienës urbane, me një vlerë totale prej 1.6 milionë eurosh. Dy automjete multifunksionale për mirëmbajtjen e higjienës me mekanizma përkatës në vlerë prej 283 mijë eurosh, 9 kamionë të specializuar që kapin vlerën prej 982 mijë eurosh, si dhe 21 makina për pastrimin e rrugëve në vlerë prej 1.3 milionë eurosh. Pra, gjithsej po blihen 49 automjete për 4.2 milionë euro me mbështetjen e Bankës Botërore, gjë që do të ndihmojë seriozisht në përmirësimin e gjendjes me higjienën, sqaroi Nikoloski.
Lajme Sigurohen 49 automjete për mirëmbajtjen e higjienës në Qytetin e Shkupit dhe...



