Në natën e tretë të festivalit të Këngës në RTSH, 12 finalistët që performuan në skenën e Pallatit të Kongreseve u panë të veshur mjaft bukur, ku secili shkëklqente më shumë se tjetri.
Përmes postimeve të bëra në rrjetet sociale kemi parë edhe veshjet më unike që kanë përzgjedhur artistët për në natën finale.
Pamë që Elvana Gjata dhe Olta Boka kishin mbajtur po të njëjtën veshje gjatë tri netëve të Festivalit, ndërsa me veshjen dhe grimin e saj, ka tërhequr vëmendjen këngëtarja e njohur Kamela Islamaj e cila në natën e parë u shfaq me një fustan rozë teksa në pjesën e kraharorit ajo ishte e pikturuar me ngjyra të larmishme, ndërsa në natën e tretë Kamela veshi një kostum të bardhë me një bishtë të fryrë të verdhë nga pas, dhe me një model mjaft të veçantë flokësh.
Shikoni të gjitha fotot e artistëve më poshtë.