Izraeli ka ndryshuar një vendim të mëparshëm, dhe tani do t’i lejojë të krishterët në Rripin e Gazës të udhëtojnë në Jeruzalem dhe Bregun Perëndimor për të festuar festën e Krishtlindjes.
Agjencia izraelite e mbrojtjes e ngarkuar me çështjet civile palestineze (COGAT), më 22 dhjetor tha se lejet do të lëshoheshin “në përputhje me vlerësimet e sigurisë”.
Izraeli kufizon lëvizjet jashtë Rripit të Gazës, territor i kontrolluar nga Hamasi, një grup islamik që izraelitët e konsiderojnë si një organizatë terroriste.
Më 22 dhjetor, agjencia njoftoi në Twitter se ka “shtrirë lehtësimet e udhëtimit për popullatën e krishterë të Gazës për festën e Krishtëlindjes”.
Drejtuesit e krishterë të Jeruzalemit kishin dënuar ndalimin e hyrjes.
Jeruzalemi, Betlehemi, Nazareti dhe qytete të tjera të shenjta tërheqin mijëra pelegrinë çdo sezon pushimesh.
Kisha e Lindjes, e themeluar në tokën e njohur tradicionalisht si vendi i lindjes së Jezusit, ndodhet në Betlehem.
Përafërsisht 1.000 të krishterë jetojnë në Gaza – shumica grek ortodoks dhe disa katolikë. Në Gaza jetojnë rreth 2 milionë njerëz.
Lëvizja militante islamike Hamas i konsideron të krishterët si një grup minoritar i mbrojtur, por ata janë shënjestruar ndër vite nga ekstremistët islamikë. Shumë njerëz në komuniteti i krishterë emigruan për t’i shpëtuar konfliktit dhe kushteve të vështira të jetës.