Piratët sulmojnë katër anije, vrasin një kapiten dhe rrëmbejnë katër marinarë

Katër anije janë sulmuar nga piratët duke vrarë një kapiten dhe u rrëmbyen 4 marinarë kinezë.

Ngjarja ka ndodhur në Gambon të Afrikës, ndërsa autoritetet thonë se sulmi ndodhi natën e 21-22 dhjetorit.

Ky rajon, në Gjirin e Guinesë është bërë qendra e re e piraterisë në të gjithë botën.

Qeveria tha se forcat e sigurisë janë në kërkim të autorëve, në bashkëpunim me Interpol dhe organizata të tjera lokale.

Dy nga anijet ishin peshkimi në pronësi të kompanisë me bazë në Singapor, e treta i takon kompanisë lokale të transportit Satram dhe anija e katërta është anija me kontejner Tropic Dawn, që kishte flamurin e Panamasë.