Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço, gjatë një paraqitjeje në emisionin Top Story, ka komentuar zhvillimet dhe spekulimet për largimin e mundshëm të ambasadorit shqiptar në Shkup, Denion Meidani. Sipas tij, Meidani është “ambasadori më i ndjekur, më i përgjuar dhe më i survejuar” që ka pasur ndonjëherë Maqedonia e Veriut, përcjell INA.
Karamuço tha se ndaj ambasadorit janë ngritur edhe akuza se aktiviteti i tij diplomatik synon destabilizimin e vendit, por theksoi se veprimtaria e tij zhvillohet brenda procedurave zyrtare dhe linjës institucionale të diplomacisë shqiptare. Ai nënvizoi se Meidani ka qenë veçanërisht aktiv në çështjet që lidhen me studentët dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Karamuços, studentët shqiptarë kanë gjetur mbështetje tek ambasadori, më shumë sesa te klasa politike lokale, duke e kthyer figurën e tij në një nga emrat më të komentuar të kohëve të fundit në skenën politike e diplomatike.
Shiko videon: https://www.facebook.com/share/v/18JEmtuTXP/?mibextid=wwXIfr



