Si u shënua Pavarësia e Kosovës në Vjenë të Austrisë (Video)

Me një program kulturoro-artistik, të premten dhe të shtunën, shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Wjenë të Austrisë kanë festuar 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Manifestimin e organizoi Qendra Kulturore Shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, shkruan gazeta Lajm.

Kryetari i Qendrës Kulturore Shqiptare, Sadik Sadiku u shpreh i kënaqur që shqiptarët në Vjenë janë bërë bashkë për të festuar këtë ditë historike.

Ai përmes mikrofonit tē Lajm tv i uroi pavarësinë shtetit të Kosovës.

Mërgimtarët shqiptarë u argëtuan nga Grupi Konaku prej Shkupi dhe grupi i humoristëve Stresat nga Gostivari:

Në manifestimin e jashtëzakonshem kanë marrë pjesë bashkëatdhetarë të shumtë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe Lugina e Preshevës.

Ata janë shprehur të lumtur që të gjithë bashkë po festojnë pavarësinë e Kosovës.

Qendra Kulturore Shqiptare në Vjenë përvec ditës së pavarësisë së Kosovës, feston edhe 28 nëntorin-ditën e pavarësisë së Shqipërisë./Gazeta Lajm/

 

Si u shënua Pavarësia e Kosovës në Vjenë të Austrisë (Video)

Si u shënua Pavarësia e Kosovës në Vjenë të Austrisë (Video)Qendra Kulturore Shqipëtare në Vjenë

Posted by Lajm TV on Wednesday, February 19, 2020