Çulev: Spasovski pengon punën e qeverisë teknike

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në konferencen e sotme për shtyp para godinës së Prokurorisë Publike tha se kryeministri teknik Oliver Spasovski po pengon funksionimin e qeverisë teknike. Çulev akuzoi Spasovskin se ka kryer vepër penale, respektivisht falsifikim në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të shtunën, me 15 shkurt, ku qeveria anuloi 5 vendime të ministrit Çulev.

“Do të doja të informoja publikun vendas dhe ndërkombëtar se kryeministri teknik Oliver Spasovski vazhdon të pengojë funksionimin e qeverisë teknike, dhe me zhvillimet e fundit në bashkëpunim me disa persona nga shërbimet e qeverisë ka bërë vepër penale duke falsifikuar shkresë zyrtare dhe ka abuzuar detyrën dhe autorizimet”-tha mes tjerash Çulev.