Vesa Luma ka pranuar një mesazh prekës.
Vesa Luma tash e një kohë po jeton në Zelandë të Re bashkë me bashkëshortin dhe djalin, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja, ani pse nuk është aktive me këngë të reja, me anë të imazheve, fansat e saj i mban të informuar për çdo të re rreth saj.
Së fundi, ajo publikoi një mesazh prekës, ku dikush nga ndjekësit i tregoi se vajza që kohë më parë u fotografua me Vesën dhe familjen, vdiq si pasojë e tërmetit që ndodhi në Shqipëri.
“Kete engjell na e morri zoti nga termeti, vetem te shihje lumturine e saj kur me tregonte fotot që kishte bere me ju”, shkruan në mesazhin që pranoi këngëtarja.
E pikëlluar nga mesazhi që mori, Vesa ka shkruar “Si te festoj sot, ky mesazh me preku shpirtin”.