Si rrallëherë, Getoar Selimi flet për Mc Kreshën

Getoar Selimi i ka thënë disa fjalë për reperin Mc Kresha.

Getoar Selimi është një prej emrave më të komentuar, shkruan lajmi.net.

Ai rrallëherë merr pjesë nëpër intervista andaj i bie që shumë pak të përmend emra apo të flas lidhur me karrierën apo personalitetin e kolegëve të tij.

Së fundmi në ‘Shiko kush luan’ ai ka folur për Mc Kreshën.

“Na thuaj tre anë pozitive të Mc Kreshës” ishte pyetja ndërsa nuk ka munguar as përgjigja e Getit.

“Është reper shumë i mirë, tekstshkrues shumë i mirë. Është njëri prej artisëve që i ka rezistuar kohës” , u shpreh Geti.