Si po “dëmtohet” imazhi i Mërgim Berishës duke u zbuluar detaje nga jeta e tij private me Vesa Vllasaliun?

Vesa Vllasaliu mbrëmjen e kaluar ka rrëfyer në detaje ndarjen dhe tradhëtinë të ish të fejuarit, njëherit futbollistit, Mërgim Berishës.
Ajo rrëfeu ndër të tjera edhe për “keqtrajtimet” e marura nga familja e futbollistit, shkruan lajmi.net.

SIkur nuk mjaftoi kjo, ajo hodhi edhe një “bombë” për vëllaun e futbollistit.

Ajo u shpreh se vëllau i Mërgimit e ka tradhëtuar gruan, dhe i ka shkruar edhe asaj gjatë kohës kur e ka njohur futbollistin.

Një reagim lidhur me këtë ende nuk ka ardhur nga pala tjetër.

Teksa, Mërgimi po hesht, e po injoron të gjitha deklaratat e Vesës.

Madje ai po e shijon edhe martesën e tij me ish shoqen e Vesës, Edonën.

Por, imazhi i tij është duke u “dëmtuar” teksa, po komentohet çdo ditë në media.

Futbollisti i cili komentohet rrallë për jetën e tij profesionale, po bën bujë nga jeta e tij private gjithandej.

Se sa është e lejueshme kjo, dhe a do të ndërrmarrë Mërgimi diçka lidhur me këtë./Lajmi.net/