Si mund të rreshtohet Man United sezonin e ardhshëm me Ratcliffe që po planifikon tri transferime

Formacioni startues i Manchester United mund të marrë një pamje tjetër sezonin e ardhshëm, teksa Sir Jim Ratcliffe po planifikon që sezonin e tij të parë si aksionar i klubit, ta bëjë të paharrueshëm.

Sipas Daily Mail, një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues janë prioritetet kryesore të klubit, megjithëse ekziston një mundësi që ekipi të mos drejtohet nga Erik Ten Hag sezonin e ardhshëm.

Qendërmbrojtës: Jarrad Branthwaite

Pasi po shijon një sezon fantastik tek Evertoni, Jarrad Branthwaite është shndërruar shpejt në njërin prej mbrojtësve më me perspektivë në Ligën Premier.

Në moshën vetëm 21-vjeçare ai ka shkëlqyer si huazim tek PSV Eindhoven, ndërsa këtë sezon ka ndihmuar shumë fazën defanzive të Evertonit, teksa vetëm Arsenali ka një rekord më të mirë sa i përket portave të pastra.

Mesfushor: Joshua Kimmich

Një tjetër lojtar i cili do të jetë një prioritet për “Djajtë e Kuq” është Joshua Kimmich i cili ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës me Bayernin.

Në rast se nuk arrihet transferimi i tij, bordi i klubit tashmë ka disa alternativa tjera si Martin Zubimendi, Frenkie De Jong dhe Joao Neves.

Sulmues: Victor Osimhen

Ani pse Rasmus Hojlund ka filluar të tregojë se është një sulmues i klasit botëror, pasi ka shënuar tetë gola në shtatë ndeshjet e tij të fundit, është lënë të kuptohet se Ratcliffe po kërkon një tjetër sulmues i cili është në niveli e njëjtë si Harry Kane.

Nuk ka shumë lojtarë të këtij profili, por sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, me shumë mundësi do të jetë ‘i përzgjedhuri’ nga “Djajtë e Kuq”.