Kryetari i komunës së Studeniçanit Ejup Abazi, në emisionin “Dialog te LAJM’i”, ka rrëfyer dhënë detaje, për reagimin e tij në facebok lidhur me takimin e Ali Ahmetit dhe Tim Shkupit, sidomos me atë që u dëgjua në atë takim se, “Feja e shqiptarit është shqiptaria?”.
Gazetari: Ju keni qenë anëtari i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI)…?
Kryetari Abazi: Po, po…
Gazetari: …prej themelimit?
Kryetari Abazi: Unë jam kthyer më herët prej studimeve (në Turqi), në vitin 2003, kurse nga viti 2005 u angazhova në politikë dhe që nga atëherë, jam në BDI…
Gazetari: Dua t’ju pyes për një deklaratë të kryetarit të partisë tuaj zotit Ali Ahmeti…Nuk e di nëse e keni dëgjuar, nëse nuk e keni dëgjuar, mund t’ua rikujtoj…i cili në një komunikim me një ish-teolog zotin Musa Llamallari, i cili sot njihet me emrin Tim Shkupi, deklaroi se “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. E keni i dëgjuar apo parë këtë dklaratë, ju ka rastisur?
Kryetari Abazi: Po, më ka rastisur, e kam parë këtë video… Unë, publikisht kam reaguar, edhe pse në atë kohë isha kryetar i Degës së BDI-së. Publikisht reagova, thjeshtë që kryetari të mbrohet nga njerëz… dmth unë reagova, që kur dikush dëshiron të ketë kontakt me kryetarin, temat për të cilat duhet të bisedohet, njerëzit e rrethit të ngushtë të kryetarit (ata që e shoqërojnë, këshilltarët) duhet ta hulumtojnë personin i cili shfaq interes për ta takuar kryetarin… se kush është ai, kush është Seferi, apo kush është Ejupi…me çfarë qëllimesh vjen në takim… Në këtë drejtim e kisha bërë reagimin, që do të thotë se unë aspak nuk pajtohen me ato deklarata…
Gazetari: Pra, ju keni patur reagim publik, e keni kundërshtuar në njëfarë forme takimin dhe i bie edhe qëndrimin, deklaratën e Ali Ahmetit se “feja e shqiptarit është shqiptaria”, një thëni e moçme e rilindësve shqiptarë, e thënë në nje kontekst…?
Kryetari Abazi: …në një kontekst tjetër që është thënë…mirëpo në atë video, unë sa e di, kryetari ka thënë diçka tjetër, jo për ‘fenë e shqiptarit është shqiptaria’. Nuk jam i sigurtë në këtë drejtim! Vetëm se e tha se “unë jam xhemati i Tim Shkupit”, kështu diçka, me sa mbajë ne mend…
Gazetari: …ndoshta edhe vazhdimi i kësaj që e thoni ju, pra kësaj ideje? I bie që ju, me njëfarë forme, keni qenë i guximshëm, sepse tek ne e dini se rrallëherë ndodhë që dikush t’i kundërshtoj kryetarët e partive…
Kryetari Abazi: Po mund të ishte edhe keqpërdorim nga personi i cili më pastaj e nxorri në publik, sepse ajo mund të ishte ndonjë bisedë e relaksuar mes kryetarit dhe atij, por unë nuk u pajtova me atë, dmth që të keqpërdoret edhe vendi, pra selia, takimi por edhe përmbajtja e takimit…
Gazetari: Reagimin e keni patur të publikuar në rrjetin social…?
Kryetari Abazi: Po, po… por jo në faqen zyrtare, por privat tek profili personal.
(Pjesë nga intervista për emisionin “Dialog te LAJM’i”)



