Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka bërë të ditur se në fillim të mandatit ka gjetur komunën me rreth 2 milionë euro borxh ndaj kompanive dhe bashkëpunëtorëve.
Në një intervistë në emisionin “Dialog te LAJM-i”, ai theksoi se tashmë është arritur marrëveshje me kompanitë për shlyerjen graduale të borxhit, me qëllim stabilizimin financiar të komunës.
“Komunën e kam gjetur me rreth 2 milionë euro borxh ndaj kompanive që kanë realizuar punë dhe ndaj atyre që kanë kontribuar për komunën e Tearcës. Deri tani kemi arritur marrëveshje që borxhi të paguhet pjesë-pjesë me kompanitë, në mënyrë që të zhbllokohemi”, deklaroi Memishi.



