Si është jeta tani në Wuhan, vendin ku e ka origjinën koronavirusi

Qeveria kineze mbylli qytetin e banuar me 11 milionë njerëz në janar në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit, shkruan CNN.

Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei, pati më shumë se 50,000 raste me koronavirus. Të paktën tre mijë njerëz në Hubei vdiqën nga sëmundja.

Njerëzve u thanë të qëndronin në shtëpitë e tyre, duke ndërmarrë masa të rrepta për luftimin e përhapjes së virusit. Barrierat vepruan si një mjet për t’u siguruar që njerëzit i përmbahen rregullave. Autoritetet kineze nuk kanë bërë me dije se kur do hiqen barrikadat.

Izolimi në vend do vazhdojë deri më 8 prill. Sidoqoftë, njerëzit tani lejohen të kthehen në qytet. Ata nuk lejohen të largohen. /