Si dështoi transferimi i Benzemas te Unitedi

Manchester Unitedi ishte i interesuar për sulmuesin Karim Benzema para shumë viteve gjatë kohës kur sulmuesi ishte pjesë e Lyonit.

Sidoqoftë, “Djajtë e Kuq” asnjëherë nuk ishin afër të nënshkruajnë me francezin, ngase ky i fundit nuk ishte i hapur.

Presidenti i Realit, Florentino Perez bëri çmos dhe ia doli ta transferonte Benzeman, i cili ka treguar vetën ndër vite.

Benzema ka shënuar rreth 273 gola në 546 ndeshje, duke fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe tri tituj të La Liga-s.

33-vjeçari vazhdon të jetë një ndër yjet më të rëndësishëm dhe do jetë çelësi për skuadrën e Zinedine Zidanes që do përballen me Liverpoolin e Ligës së Kampionëve.

Vetëm konsiderata e kalimit te Benzemas te Unitedi do ishte interesante, ngase do luante pranë shumë yjeve si Wayne Rooney.