Si asnjëherë më parë, kjo është gjendja në Aeroportin e Frankfurtit

Aeroporti i Frankfurtit ka qarkullim shumë të vogël për shkjak të koronavirusit.

Aeroporti i Frankfurtit – një nga terminalet më të ngarkuara të Evropës – ka parë një rënie të mprehtë të trafikut të udhëtarëve dhe ngarkesave për shkak të koronavirusit, sipas operatorit të saj, Fraport, raporton CNN

Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, Fraport tha se aeroporti i Frankfurtit kishte shërbyer rreth 2.1 milionë pasagjerë në mars – një rënie prej 62% krahasuar me marsin 2019.

Nga janari deri në mars 2020 udhëtimi i pasagjerëve ra me afro 25%.

Kufizimet e udhëtimit dhe rënia e kërkesës së shkaktuar nga pandemia COVID 19 patën një ndikim të madh”, tha Fraport në deklaratë, duke shtuar se tendenca negative në trafik kishte vazhduar në javët e para të prillit dhe gjatë festave të Pashkëve

Gjatë javës nga 6 deri në 12 prill:

Trafiku i aeroportit të Frankfurtit u ul me 96.8% në 46.338 pasagjerë, krahasuar me të njëjtën javë në Prill 2019.

Numri i lëvizjeve të avionëve u tkurr me rreth 87% në 1.435 ngritje dhe zbarkime.

Vëllimi i ngarkesave (transporti ajror dhe posta ajrore) ra me 28% në 32.027 tonë metrikë.

Fraport shtoi se ”një trend i ndjeshëm në rënie”, në shifrat e trafikut gjithashtu mund të ndjehet”, në të gjitha vendet ndërkombëtare”.