Helmime masive të macave dhe qenve në Maqedoni (Foto)

Ditëve të fundit vërehet dukuri e helmimit masiv të qenve dhe maceve në Shkup dhe në Maqedoni. Për këtë dukuri ka reaguar shoqata Dejzi Femili Shkup, duke njoftuar se helmimet po bëhen nëpër vende të frekuentuara, shkruan gazeta Lajm. Kjo shoqatë ka publikuar edhe fotografi të qytetarëve që po angazhohen për shpetimin e kafshëve të helmuara.