Shumica e viktimave për festën e Halloween në Korenë e Jugut ishin adoleshentë ose në të 20-at

Të paktën 151 persona janë vrarë gjatë një rrëmuje në kryeqytetin e Koresë së Jugut dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Dyshohet se numri i të vdekurve mund të rritet pasi 19 persona në mesin e atyre 82 që po trajtohen janë në gjendje kritike.

Shumica e atyre që vdiqën ishin adoleshentë dhe në të 20-at të cilët kishin dalë në rrugë për të festuar Halloëeen-in. Viktimat përfshijnë edhe 19 të huaj, tha Choi Seong-beom, shefi i departamentit të zjarrfikësve të Seulit në Yongsan.