Shumë skuadra të mëdha vihen pas sensacionit Joshua Zirkzee

Joshua Zirkzee është një nga lojtarët që ka bërë më së miri këtë edicion në elitën e futbollit italian Serie A.

Sulmuesi holandez iu bashkua Bolognës vitin e kaluar nga Bayern Munich, derisa këtë vit ka shpërthyer me gola dhe asistime, duke zgjuar interesimin e top skuadrave evropiane.

22-vjeçari ka realizuar tetë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në 18 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë me fanellën e Bolognës.

Kjo ka bërë që pas tij të vihen shumë skuadra të mëdha dhe Bologna do ta ketë shumë të vështirë ta ndalë atë në Renato Dall’Ara.

Ylli holandez pëlqehet nga Newcastle United dhe Liverpool në Angli, derisa Borussia Dortmund synon ta rikthejë atë në Bundesliga.

Ndërkohë në kampionatin italian Serie A, Juventus, Napoli dhe Milan janë tre top klubet që kanë shprehur interesim për transferimin e holandezit.

Zirkzee është i gatshëm të bëj një hap para në karrierën e tij, derisa ai ka një klauzolë largimi nga Bologna prej 40 milionë eurove, shumë që është e përballueshme për të gjitha skuadrat e interesuara për të.