Shumë klube evropiane e duan Thuramin

Të gjithë të çmendur pas sulmuesit të Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram, i cili së fundmi është grumbulluar me kombëtaren franceze nga trajneri Didier Deschamps për sfidat e radhës.

23-vjeçari po bën një paraqitje shumë të mire me skuadrën e drejtuar nga Marco Rose, i cili e ka aktivizuar titullar gjatë këtyre 7 javëve kampionat.
Lexo Edhe:
Arb Manaj e vazhdon shkëlqimin në Turqi, flet për eksperiencën e suksesshme atje

Në 391 minuta lojë në kampionat francezi ka realizuar një gol, ndërsa ka realizuar dy here në Champions ndaj Real Madrid.

Pikërisht paraqitja e tij ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha evropiane, ku Manchester City ka shfaqur interes për sulmuesin, por konkurrenca është e madhe pasi në garë janë future edhe Barcelona e Juventus.