Shuma e madhe e parave që Real Madrid ka fituar nga shitjet këtë verë

Për herë të parë në 40 vitet e fundit, Real Madrid nuk ka sjellë asnjë transferim gjatë afatit kalimtar.

Sigurisht në këtë nuk llogaritën lojtarët e kthyer nga huazimet, si Andrei Lunin, Oderazola dhe Martin Odegaard.

Në anën tjetër, Real Madrid kanë qenë skuadër shumë aktive në largimet e lojtarët dhe gazeta ‘AS’ bën të ditur se klubi ka fituar 200 milionë euro nga transferimet.

Një pjesë e madhe e kësaj shume ka ardhur pas shitjes së Hakimit tek Inter për 45 milionë euro dhe Regulion te Tottenham, për 30 milionë euro.

Por, Real Madridin kanë ndihmuar edhe largimet e dy yjeve si James Rodriguez dhe Gareth Bale, që këtë verë kanë lënë Bernabeun./Lajmi.net/