Shuhet zjarri mbi fshatin Veljusë afër Strumicës

Zjarri, i cili paradite shpërtheu në malin Elenicë, mbi fshatin Veljusë afër Strumicës i përfshiu pyllin, është shuar, informuan para pak kohe nga NJTZ Strumicë.

Në shuarjen e zjarrit, i cili përfshiu një sipërfaqe prej rreth dy hektarë, kanë marrë pjesë pesë automjete zjarrfikëse dhe 13 zjarrfikës.

“Falë ndërhyrjes së shpejtë zjarri u lokalizua me sukses, edhe pse era e përkohshme, e cila frynte me drejtim të ndryshueshëm, e vështirësonte shuarjen”, tha Aleksandar Gudev, komandant i Njësitit Territorial Zjarrfikës nga Strumica.