Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror

Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi u mposht nga Argjentina pas vazhdimeve me rezultat 3:1

Pas një ndeshjeje të luftuar dhe një rezistence të madhe gjatë 90 minutave të rregullta, zviceranët nuk arritën t’i bëjnë ballë cilësisë së kampionëve të botës në kohën shtesë.

 

Julián Álvarez zhbllokoi sfidën në minutën e 112-të, duke shënuar golin që shoi shpresat e Zvicrës për një kualifikim historik në gjysmëfinale. Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, Lautaro Martínez vulosi fitoren e Argjentinës me golin e tretë në minutën e 121-të.

Me këtë fitore, Argjentina siguron një vend në gjysmëfinale dhe vazhdon rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit botëror, ndërsa Zvicra largohet nga turneu me kokën lart, pas paraqitjeve të mira dhe një gare dinjitoze deri në çerekfinale.