Shtyhet seanca për rastin “Monstra”

Seanca rastit “Monstra” e caktuar për sot, është anuluar nga shkaqe teknike. Gjegjësisht gjykatësi i kësaj lënde Ognen Stavrev njëkohësisht e udhëheq edhe rastin “TNT” dhe nuk mund të ishte i pranishëm në të dyja gjykimet. Edhe pse datat për mbajtje të seancave për “Monstrën”, janë caktuar prej më parë, mbrëmë vonë gjykatësi Stavrev ka vlerësuar nevojën për caktim të një seance të re për rastin “TNT”. Seancën e kaluar, prokuroria deri të gjykata dorëzoi prova të tjera, që nuk kanë qenë të prezantuar deri më tani. Ndër ta, ishte raporti i ekspertizës nga vendi i ngjarjes, i cili u sqarua në mënyrë të detajuar. Mbrojtja u shpreh e kënaqur nga ekspertiza e re e punuar nga grupi i punës, i përbërë prej 11 ekspertësh dhe siç thanë ata ekspertiza e mëparshme ka pasur shumë mangësi.
Poashtu, prokurorja e lëndës Fatime Fetai bëri të ditur se Shefqet Hallaqi i denuar prej 40 viteve burg në rastin “Lagja e Trimave”, i ka dërguar video materiale prej 140 gigave prokurores Fetait, që kanë të bëjnë me këtë rast. /SHENJA/