Victoria Beckham zbulon ‘recetën’ për martesë të suksesshme

Dashuria e tyre ka qenë dashuri në shikim të parë. Sapo e ka parë, ka dëshiruar që me të ta kalojë gjithë jetën.Në vitin e hershëm 1999 kanë lidhur martesën, ndërkaq sot i kanë katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë.

Victoria (45) thotë që është falënderuese që janë njohur derisa kanë qenë ende shumë të rinj, sepse kanë pasur rastin që të rriten bashkë dhe të kalojnë nëpër situatat më të ndryshme.

Ata janë së bashku tash 20 vjet, përjetuan shumë skandale, afera, tradhti, thyerje, kriza. Ata e filluan lidhjen në fshehtësi. Me Davidin ajo e tradhtoi të dashurin e atëhershëm Stuart Bilton, ndërsa Davidin e mbajti larg publikut.

Por, si duket ky çift martesor po funksionon pavarësisht të gjithave. Kështu, ish anëtarja e Spice Girls në një intervistë për “Today” e zbuloi recetën e tyre për një martesë të përsosur.

Victoria shpjegoi se jeta e tyre sillet rreth katër fëmijëve Cruz David (14), Romeo James (16) dhe Brooklyn Joseph (20) dhe vajzës Harper (7)./tch