Shtyhet ndeshja Shkupi – Shkëndija (Video)

Ndeshja Shkupi-Shkëndija është ndërprerë dhe nuk do të vazhdohet të luhet takimi në stadiumin e Cairit, shtyhet ndeshja shkaku i futjes së tifozëve vendas dhe sulmit ndaj futbollistëve mysafirë në momentin e shënimit të golit nga ana e KF Shkëndijës.

Njoftohet se për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë forcat speciale të policisë.