Shtrenjtohen karburantet në Maqedoninë e Veriut

Prej mesnatës çmimi i benzinës do të rritet për 2,5 denarë, ndërsa çmimi i naftës do të rritet për 1 denarë, përcjell TV21. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator për Energjetikë. Do të rritet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë, gjegjësisht për 1,5 denarë.

Çmime sipas vendimit të fundit të KRrE-së:

Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 84,00 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 86,00 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 85,05 (denarë/litër)
Vaji ekstra i lehtë – 84,00 (denarë/litër)