Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e pranojnë Fërçkovskin ambasador?

Burime të larta diplomatike kanë deklaruar për portalin mkd.mk se SHBA-të nuk e pranojnë profesorin Lubomir Fërçkovski për ambasador në Uashington. Fërçkovski u caktua nga Qeveria të jetë ambasador maqedonas në SHBA, mirëpo nuk ka marë pëlqim (agreman) nga vendi nikoqir, shkruan mkd, transmeton gazeta Lajm.
Të njëjtat burime nuk kanë precizuar shkakun pse Uashingtoni ka refuzuar propozimin dhe nëse refuzimi është për shkak të angazhimit të tij politik.
Edhe Opozita shqiptare reagoi ndaj caktimit të Fërçkovskit për ambasador, për shkak të rolit të tij kur ishte ministër i punëve të brendshme dhe të jashtme në vitet 90-ta.