Sërish tërmet në afërsi të Larisës, ndjehet edhe në Maqedoninë e Veriut

Tërmet i ri i fuqishëm me intensitet prej 5,9 ballë sipas shkallës së Rihterit u regjistrua sonte pas orës 20:30 sipas kohës lokale në afërsi të qytetit grek Larisa. Tërmeti është ndier edhe në Maqedoninë e Veriut.

Instituti gjeodinamik i Observatoriumit kombëtar në Athinë, fillimisht publikoi se tërmeti ishte me intensitet 5,8 ballë sipas Rihterit, e pastaj e ndryshoi në 5,9.

Epiqendra sërish ka qenë në jug të Elasonasit, ku dje u regjistrua tërmet prej 6 ballë sipas Rihterit.