Shtetasit e Maqedonisë së Veriut të bllokuar në anijen në Japoni janë në gjendje të mirë shëndetësore

Shtetasit e Maqedonisë në anijen në Japoni janë në gjendje të mirë shëndetësore, kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme.
“Ju informojnë se Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tokio ka realizuar komunikim direkt me tre shtetasit e Maqedonisë që gjenden në anijen ‘Diamond Princes’ në Jokohama Japoni. Bëhet fjalë për dy bura dhe një grua, anëtar të ekuipazhit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, kanë bërë të ditur nga MPJ.
Anija që nga fillimi i këtij muaji është në karantinë pasi një udhëtar u diagnostifikua me koronavirus.
Numri i të infektuarve në anije vazhdimisht po rritet dhe deri tani janë konfirmuar 130 raste.