Shtetasi serb e rrahë gruan në Kumanovë, policia e arreston

Sipas burimeve te Sektorit per Pune te Brendshme (SPB) te Kumanovës, shtetasi i Serbisë 39-vjeçari me iniciale O.I., eshte arrestuar mbrëmë nga policia, pas denoncimit paraprak se ka ushtruar dhunë në familje.

Po të njëjtat burime bejne te ditur se ngjarja e ketille ka ndodhur “më datë 14 shkurt”, kurse eshte paraqitur ne polici rreth ores 2:00 pas mesnate.

“…është arrestuar personi me iniciale O.I. (39) nga Respublika e Serbisé, me vendbanim ne Kumanovë, per shkak se fizikisht e ka sulmuar gruan e tij 31-vjeçe, duke e kërcënuar edhe me mjete të mprehta”, thuhet ne buletinin e Sektorit per Pune te Brendshme Kumanovë.

Menjehere pas intervenimit te policise, shtetasi serb eshte arrestuar dhe derguar ne stacionin policor./Portali KumanovaSot