Shtetasi i Serbisë ankohet në MPB: Dy persona u paraqitën si arab dhe mi morën 300 euro!

Një shtetas i Serbisë ka raportuar në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup se është mashtruar nga dy persona të cilët u paraqitën si shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe i kërkuan borxh 300 euro, ndërsa më pas ikën.

“Më 26.04.2024 në ora 13:40 në SPB-Shkup, S.A.(63) nga Republika e Serbisë, ka raportuar se është mashtruar nga dy persona me të cilët është takuar rreth orës 10:30 në zonën e Qendrës. Sipas raportit, njëri prej tyre i është prezantuar si nga Emiratet e Bashkuara Arabe që kupton pak gjuhën serbe dhe i ka kërkuar S.A. përkthim nga shqipja në serbisht për një aksident trafiku që pretenduan se ka ndodhur mes atyre më parë. Siç raportohet, i njëjti person ka kërkuar nga S.A. borxh prej 300 eurosh për të shlyer borxhin me personin tjetër për gjoja aksidentin e trafikut, e që tha sedo t’ia kthejë pasi të ketë marrë para nga një bankomat, ndërsa si garanci kishte lënë tre kopsa në formë diamanti. Sipas raportit, pasi S.A. i ka dhënë paratë, dy personat kanë ikur dhe më pas ai e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.