Ali Ahmeti nga Dollneni: Fronti Europian i fortë si çelik, më 8 maj thellojmë fitoren me numrin 4

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pas Kërçovës, me bashkëpunëtorë ka takuar edhe qytetarët e Krushevës si dhe vendbanimet si Debresh, Zhitoshë dhe Borinë të komunës së Dollnenit.

Më përfaqësues legjitim se ne askush nuk ka qenë, tash jemi akoma më të fortë me Frontin, duhet të gjithë të bëhemi bashkë dhe të jemi të sigurtë se jemi vëllezër bashkë, u shpreh kështu Ahmeti.

Punët janë aq të ngarkuara por ju premtoj se përsëri në secilin vendbanim do të vij, kam qenë dhe do të vij përsëri. Për herë të parë ndodh që të marim gjithë pas neve, boshnjakët, turqit. Pse i marim tash? Sepse jemi bë të fortë, për angazhimin e çështjes shqiptare kemi pasur shumë angazhime, e tash ky Front është ndërtuar si çelik, jo vetëm për këto zgjedhje por në vazhdimësi edhe për zgjedhjet e rradhës. Më përfaqësues legjitim se ne askush nuk ka qenë, tash jemi akoma më të fortë me Frontin, duhet të gjithë të bëhemi bashkë dhe të jemi të sigurtë se jemi vëllezër bashkë. Kemi edhe shumë punë për të bërë dhe ky bashkim është bërë sepse rajoni duhet të ketë stabilitet, kemi luftë gjithandej si në Ukrainë e Lindje të Mesme, ne duhet të zgjidhim problemet me vendet fqinjë. Asgjë nuk e gjenë vendin nëse i vendosim bullgarët si kategori kushtetuese, Marrëveshja e Ohrit nuk i bëri asgjë keq vendit, tha kryetari i BDI Ahmeti.

Më tej, kandidati për deputet Musa Xhaferi shtoi se në bazë të rezultatit të 24 prillit ka qenë në maksimum. Këto dy komuna kanë dhënë maksimumin dhe shpresoj që në Dollnen do kalojmë në epërsi poashtu edhe në Krushevë. Kishte një rezultat që Fronti Europian është parti e parë në Dollnen dhe kjo është fitorja më e madhe, theksoi Xhaferi.

Kandidati tjetër për deputet Ismail Jahoski tha se ende na duhet fitore më e madhe. Duhet menduar të gjithë që të festojmë më 8 maj fitoren akoma më të madhe. Si Front meritojmë më shumë sepse gjithmonë kemi qenë në shërbimin tuaj dhe do të vazhdojmë me të njejtin trend, nënvizoi Jahoski.

Ndërkohë që kandidati për deputet Munir Kolashinac Edhe ne si boshnjak kemi të drejtët tonë të cilën duhet të realizojmë, dhe atë mund ta bëjmë vetëm nëse jemi bashkë siç jemi tash. Dhe gjithë kjo është meritë e liderit dhe vizionarit tonë Ali Ahmeti. Unë dua të ju kërkoj një nderë që si boshnjakë për herë të parë të tejkalojmë të gjitha sfidat dhe të japim votën për të arritur të drejtat tona sepse vetëm në këtë mënyrë do të mundim, duhet të përkrahim këtë iniciativë të Ahmeti që të shtrojmë rrugën edhe për 100 vjet tjera.