Shtetas të Maqedonisë së Veriut deri më 15 gusht nuk mund të udhëtojnë në Greqi

Prej sot hyri në fuqi vendimi i ri i Qeverisë Greke për vazhdimin e ndërprerjes së lidhjes me Maqedoninë e Veriut, që vlen deri më 15 gusht të vitit 2020, ndërsa Agjencia për aviacion civil dha udhëzime për ndërprerje të komunikacionit ajror, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Pasi dje pasdite zëvendës ministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Hardaljas kumtoi se po vazhdohet deri më 15 gusht të vitit 2020 ndërprerja e lidhjeve ajrore dhe detare të Greqisë me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë dhe masat që kanë të bëjnë me kufijtë tokësorë, në Gazetë zyrtare, veçmë është shpallur vendimi i ri ministror.

Vendimi i nënshkruar nga minisitrat e Shëndetësisë, Transportit dhe Infrastrukturës dhe Lundrimit, është “për shkaqe parandaluese për mbrojtje të shëndetit publik nga përhapja plotësuese e koronavirusit Kovid-19 në territorin grek për periudhë kohore prej 1 gushtit 2020 deri 15 gusht 2020” dhe parashikon “kufizim të përkohshëm të lidhjes ajrore me Maqedoninë e Veriut me të gjitha aeroportet në vend”.

Lidhur me kufijtë tokësorë, duke përfshirë edhe komunikacionin ajror, me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë, është vazhduar edhe vendimi paraprak, respektivisht masa për “kufizimin e përkohshëm të të gjitha lidhjeve tokësore nga dhe drejt Greqisë”, si dhe për ndalesë për hyrje në territorin grek përmes vendkalimeve konkrete kufitare.

Ndalesa vlen edhe për shtetasit grekë, për persona të cilët kanë leje për qëndrim ose jetojnë në Greqi, si dhe për transport të mallrave, për hyrje të personave për shkaqe absolutisht të domosdoshme profesionale, por edhe për transit të automjeteve spitalore, të cilat nga Kosova përmes Maqedonisë së Veriut hyjnë në Greqi për hospitalizimin të pacientëve, të cilët i takojnë personelit diplomatik, ushtarak ose admionistraviv të vendeve anëtare të BE-së dhe EULEX-it në Kosovë.

Paralelisht, Agjencia për aviacion civil të Greqisë publikoi udhëzime të reja (notams) për vazhdimin e ndërprerjes së lidhjeve ajrore, si dhe ndalesën për hyrje në Greqi të shtetasve nga vende të treta me qëllim të mbrojtjes nga Kovid-19.

“Deri të shtunën 15 gusht 2020 në ora 23:59 minuta vazhdohet avio-udhëzimi (notam), i cili parashikon ndërprerje të fluturimeve mes Greqisë, Turqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, kumtojnë nga Agjencia.

Vazhdohet deri më 15 gusht edhe vendimi për test të obligueshëm negativ, të bërë deri 72 orë para udhëtimit për ata, të cilët me aeroplan, në Greqi arrijnë nga Bullgaria, Rumania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për të gjithë ata që hyjnë në Greqi, e obligueshme është mbushja e formularit Passenger Locator Form (PLF) 24 orë para arritjes së tyre.