Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dha dorëheqje më 19 korrik 2019, pasi mori ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u paraqitur në cilësinë e të dyshuarit.
Vendimin e bëri të ditur gjatë një mbledhjeje të Qeverisë, duke theksuar se po largohej për të ruajtur integritetin e postit të kryeministrit. Haradinaj deklaroi se do të paraqitej në Hagë për intervistim dhe se dorëheqja e tij ishte e parevokueshme.
Ai shtoi se do t’i njoftonte edhe krerët e institucioneve për vendimin e marrë.



