Hysni Gucati nesër para Gjykatës në Drenas, nuk dihet arsyeja

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Drenas, kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, do të paraqitet në një seancë gjyqësore.

Në komunikatën e lëshuar për media, u bë e ditur se seanca do të nisë nga ora 11:30.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Gucatin për të kuptuar arsyen e kësaj paraqitje në Gjykatë, megjithatë i njëjti nuk ka bërë të ditur se pse do të jetë të hënën para Gjykatës në Drenas.

Mirëpo, ai tha se mediat e interesuara mund ta përcjellin drejtpërdrejt këtë seancë.