Shtatë të arrestuar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë

Në foto mund të shihni momentin e arrestimit të personave në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Aksioni është vazhdim i rastit “Subvencionet 2021”.

Shtatë persona janë arrestuar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Ky operacion policorë te Ministria e Bujqësisë është vazhdimësi e operacionit të mëhershëm subvencionet.

“Subvencionet 2021” u zhvillua muaj më parë ku ishin arrestuar disa persona nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës,

***

Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me operacionin që po zhvillohet tek Ministria e Bujqësisë në kuadër të aksionit “Subvencionet”.

“Policia e Kosovës, me autorizim të organeve kompetente ka filluar një operacion të gjerë policorë, i cili është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme.

“Ky operacion policorë është vazhdimësi e operacionit të mëhershshëm subvencionet.P as përfundimit të operacionit policorë do të bëhen të ditura detaje shtesë”, thuhet në një përgjigje të policisë.

“Subvencionet 2021”  u zhvillua muaj më parë ku ishin arrestuar disa persona nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës.

***

Policia e Kosovës ka arrestuar disa zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në vazhdimin e aksionit ‘Subvecionet 2021’ – nën dyshimet për keqpërdorime për subvencione në bujqësi.

Ky aksion u zhvillua muaj më parë ku ishin arrestuar disa persona.

***

Pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës janë parë para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë.

Media mëson se bëhet fjalë për vazhdimin e aksionit “Subvencionet”.

Ky aksion u zhvillua muaj më parë ku ishin arrestuar disa persona nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës.

Pamjet: