Shqiptarja shpallet ndër 10 lideret në Kanada

Shqiptarja Anaida Deti Dine dallohet si një profesioniste denatre, sipërmarrëse dhe biznesmene e njohur në Kanada. Është themeluese e klinikës “DentalX” në Toronto të cilën e ka hapur në vitin 2013. Ajo është promovuar si njëra ndër “10 lideret më me influencë në biznes” nga Revista amerikane “Prime View” për vitin 2020. Është themeluese e “Mission Kind”, një organizatë bamirëse për të ndihmuar fëmijët në nevojë, që ofron shërbim stomatologjik pa pagesë. Gjithashtu, është edhe kolumniste e gazetës së njohuar online “The Huffington Post”, ku shkruan këshilla dentare nëpër mediat kryesore kanadeze. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni intervistën ekskluzive!

Rrugëtimi juaj në Kanada filloi para 18 viteve nëse nuk gaboj, si arritët të ngjitni majat e susksesit në sipërmarësi?
Rrugëtimi ka qenë pa diskutim shumë i vështirë. Unë kam ardhur në Kanada në 2002, mbasi kisha jetuar mbi 5 vjet në Itali.

Në Itali vazhdoja Universitetin Dentar. Kur erdha në Kanada, shkolla nuk njihej fare dhe më është dashur të filloj çdo gjë nga zero. Anglishten e flisja shumë pak, kishim mësuar në shkollë, po nuk e kishim praktikuar, ishte shumë bazike dhe për tu kuptuar ishte shumë e vështirë nga theksi që njerëzit kishin këtu. Fillova të mësoja anglishten (ESL), mora diplomën e gjimnazit dhe pastaj hyra në Kolegj për asistente dentiste. Punova një vit e gjysëm, po doja të bëja diçka më tepër, nuk isha akoma e kënaqur plotësisht dhe prandaj vendosa ti kthehesha prapë studimeve. Vendosa të vazhdoja kolegjin për higjeniste dentare që ishte dy vjet. Tani kam pak më shumë se 10 vjet që jam diplomuar dhe kam marrë liçencën shtetërore.

Pas dy vitesh punë nëpër klinika të ndryshme dentare, vendosa të hap diçka timen. Në fillim kam ndarë hapësirën me profesionistë të tjerë dentarë në 3 klinika të ndryshme, po ishte shumë e vështirë se kishim vizione të ndryshme mbi biznesin dhe trajtimin e klientëvë. Klinikën time e kam hapur në Maj të 2016 mbas 9 muajsh kerkimi. Fillimi si gjithmonë ishte shumë i vështirë, mezi prisja të binte telefoni e të hapej dera. Po tani jam shumë e kënaqur, biznesi ecën shumë mirë dhe kemi mbi 3,000 paciente që trajtojmë në klinikën time.

Sfidat kanë qenë të shumta, duke filluar që nga gjuha, pastaj nga shkolla që nuk njihej fare dhe çdo gjë duhet të fillohej nga zero. Më është dashur të shkoj në shkollë e të punoj mbas shkolle. Ditë të gjata e të lodhshme. Punët në fillim kanë qenë të ndryshme, në supermarketa, tek Staples deri sa mbarova shkollën.

Klinika “DentalX”, sfidat deri te hapja dhe tash?
Si mund ta imagjinoni, të hapesh një biznes është shumë e veshtirë. Kur hapa në fillim mezi prisja të binte telefoni e të hapej dera. Unë kam një pasion shumë të madh për punën që bëj dhe kjo ka qenë shumë e lehtë të transferohej të stafi dhe pacientët. Për mua nuk është vetëm një punë dhe një biznes, po është një pasion shumë i madh. Unë mezi pres që të gdhihet dita e të shkoj në punë, edhe pse shumë herë është stresuese si çdo biznes tjetër.

3. Biznesi dhe Gruaja?

Sfidë tjetër është të jesh mama dhe të kesh biznes. Ndërkohë që shkoja në shkollë dhe punoja, kisha dhe djalin shumë të vogël dhe shumë herë isha pa gjumë dhe më duhej të vazhdoja me ditën edhe pse pa pushuar fare. Kur linda vajzën, mbas tre ditësh me është dashur të kthehem në punë.

Është shumë e vështirë të menaxhosh familjen dhe biznesin në të njëjtën kohë. Kur ke biznes, nuk je në punë 9-5, po puna nuk mbaron kurrë, edhe kur je jashtë klinikës.

Jeni zgjedhur në kopertinën e revistës amerikane “PrimeView” si “the ten most influential business leaders to follow” në Amerikën Veriore. Çfarë mendoni se ju karakterizon si biznesmene dhe çfarë e specifikon një biznesmen/e?
Karakteristika më e madhe është (humble beginnings) fillimi nga zero dhe rritja shumë e shpejtë e biznesit në një kohë shumë të shkurtër. Historia ime është konsideruar “histori suksesi” dhe për këtë kam fituar shumë çmime lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Themeluese e “Mision Kid” një organizatë bamirësie, cila është motoja, qëllimi dhe kontributi i arritur?
Une kam ndihmuar shumë fëmijë që kanë qenë keq nga gjendja ekonomike, sidomos fëmijë të familjeve që kanë qenë të ri në Kanada.

Cilat janë këshillat e juaja më të shpeshta si dentiste pasi jeni një kolumniste e rregullt në revistën online të SHBA-së “Humffigton Post”?
Lexuesit i kanë pritur shumë mirë keshillat dhe janë mirenjohës për çdo informacion që unë kam dhënë. Unë mundohem që të gjej pikat që njerëzit janë të interesuar, për ti ndihmuar sa më shumë dhe për të patur një interes më të lartë.

Cilat janë planet e juaja në të ardhmen?
Po jam në procesin e hapjes se klinikës së dytë në zonën e Etobicoke. Shpresoj në të ardhmen të hap edhe të tjera.

Si ka ndikuar pandemia te ju?
Si çdo biznes në këtë kohë të vështirë, edhe biznesi im ka qenë i prekur nga pandemia edhe pse ndoshta më pak se të tjerët sepse ne quhemi esencialë. Në këte kohë ne dukemi pak më ndryshe se përpara, sepse jemi të mbuluar nga koka të këmbët dhe vetëm sytë na duken. Gjatë verës ishte shumë e veshtirë nga vapa, po tani pak më mirë me ftohjen e kohës. Tani shikojmë më pak pacientë se më parë se nuk mund të kemi shumë njerëz brenda në klinikë. Kemi bërë disa ndryshime në klinikë për të plotësuar kërkesat e kolegjit të Ontarios. Nëqoftëse pacientët ose ndonjë familjar i tyre është sadopak i sëmurë, i reschedule 2 javë më mbrapa. Ne jemi mësuar me semundje të ndryshme dhe përshtatshmëria ishte e menjëhershme.

Çfarë mund të bëjë një person me $500?
Jo shumë, por ndoshta ajo mos pasja të bën të luftosh me shumë për të ardhmen për të arritur shumë.

Cilat janë disa nga gabimet që do të kishit dashur të shmangni?
E vetmja gjë që do të bëja ndryshe ishte të kaloja më shumë kohë me femijët e mi. Fëmijët rriten shumë shpejt dhe ato momente kur janë të vegjel nuk kthehen kurrë më. Prandaj mundohem të kaloj sa më shumë kohë me ta dhe të udhetojmë sa më shumë se bashku që të krijojmë sa më shumë kujtime.

Intervistë e realizuar me: Anaida Deti Dine, Kanada

Bonzo.info