Shqiptari që dyshohet për vjedhje në vilën e Benzemas pritet të ekstradohet në Spanjë

Alfred Prodani, ish-drejtor i Ujësjellësit të Kurbinit në Shqipëri, pritet të ekstradohet në Spanjë për ta vijuar dënimin me burg.

Shqiptarit, që tashmë i ka kaluar masa e paraburgimit 40-ditor, së shpejti pritet të niset për në Spanjë për ta vijuar qëndrimin në burg atje, transmeton lajmi.net.

Prodani dyshohet se vodhi në vilën e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.

Mbetet të shihet se kur do të ndodhë ky proces ekstradimi i tij.