‘Shqiptari mirë, shqiptari i vdekur’!

Shkruan: Medai Shaholli

Mbrëmë në një shesh të Shkupit pas mbarimit të ndeshjes Itali- ‘Severna’, është festuar fitorja e papritur duke hedhur slogane antishqiptare përmes së këtj demonstrimi po vazhdohet me avazin e vjetër të mbjelljes së urrejtjes dhe shovinizmit ndaj shqiptarëve.
Si herëve tjera edhe mbrëmë janë shfaqur edhe më tej në publik slogane të shovinizmit antishqiptar nga tifozët komitë dhe të tjerë sllavo-maqedon në festën të fitore së papritur kundër Italisë.

Dhe kjo gjendje është e kuptueshme pasi ata komitë dhe jo komitë janë simpatizantë dhe militantë të SDSM dhe VMRO-së, subjekte që nuk i kanë dënuar dhe nuk janë distancuar kurrë nga paraqitjet shoviniste të militantëvetë tyre por kanë heshtur.

Vazhdimi i ‘martesave’ dhe ‘bashkëjetesës’ me subjekte politike shqiptare në koliacionet qeveritare, tregon qartë hilenë dhe tradhtinë e subjekteve tona politike se për ata këto demonstrime të shovinizmit dhe antishqiptarizmit nuk paraqesin asnjë problem duke i quajtur grupe minore që nuk përfaqësojnë qëndrimet e shtetit dhe subjekteve politike tl bllokut sllavo- maqedon. Ato partiçkat tona ‘shfalerka’ të pushtetit nuk mbrojnë interesat e shqiptarëve por mbrojnë dhe respektojnë garancinë që i kanë dhënë pushtetit se nuk do t’i mbrojnë interesat e shqiptarëve, por të pushtetit dhe të shtetit për një dërzhavë unitariste të sllavo-maqedonëve!

Aderimi i shumë shqiptarëve hibrid në SDSM dhe së fundmi në VMRO, është një tregues i qartë i aktit të lartë të tradhtisë kombëtare nga ana e tyre si pasardhës të rinj të titistëve të vjetër,pasi këto subjekte nuk janë distancuar nga shtypja dhe persekutimi i shqiptarëve për gjysmë shekulli nën socializmin jugosllav dhe nën demonkracinë e re.

Thirrjet ‘shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur’ në festën e çmendur e tifozëve komitët dhe titistët e rinj së bashku janë miratim i heshtur i VMRO-së dhe i SDSM-së se shqiptari i mirë është një shqiptar i vdekur.

Atëherë, çfarë kërkojnë ata të rinj shqiptarë ‘të vdekur’, që lidhën flamurin kombëtar shqiptar me atë të komitëve të VMRO-së që morën mbrëmë si kusur nga ato militantë të bllokut tjetër?